About Us

Autobus.al eshte nje Sistem Biletimi Elektronik (SBE) dedikuar Transportit Nderkombetar te Udhetareve, e lancuar online ne 1 Qershor 2017 nga dhe si pjese e Albmania Group, por qe ne 1 Janar 2020 shkeputet nga grupi ne fjale per te qene nje kompani me vete e te regjistruar ne Qendren Kombetare te Biznesit ne Tirane me emrin "autobus.al shpk" dhe me NUIS/NIPT L92228018L, me kapital 100% Shqiptar. Ne Janar te vitit 2024 kompania nis nje transformim rrenjesor i cili fillon nga ndryshimi i emrit fiskal te kompanise qe ndryshohet nga "autobus.al" shpk ne "Magus Group Albania" shpk - ndryshim i cili erdhi si rezultat i kerkesave dhe nevojave te tregut, por edhe si rezultat i bashkimit te kompanise tone me kompanine Albmania Group, duke bere qe kompania e re Magus Group Albania te kete nen tutelen e vet disa brande te ndryshme te cilat operojne ne industri, fusha dhe sektore te ndryshme si ne ate te Teknologjise se Informacionit, Marketingu & Promocionit, Portale Media, Konsulence, Organizime eventesh te ndryshme, Turizem, por mbi te gjitha ne ate te Transportit ku brandet si BusRent.al dhe Autobus.al jane me te medhate dhe me te rendesishmet.

Platforma e cili qendron ne baze te gjithe sherbimeve te autobus.al eshte ideuar dhe programuar per te sjelle bashke, ne te njejtin vend, operatoret e linjave nderkombetare, agjensite turistike dhe shitesit e tjere, me klientet e tyre, duke shmangur ne kete menyre burokracite dhe veprimtarine manuale e cila zhvillohej deri me sot. Ne kete menyre, gjithesecili nga pjesemarresit ne kete aktivitet, fokusohet ne veprimtarine e tij, pa u komplikuar ne veprime te tjera shtese dhe humbese energjish. Perfitimet jane te shumta per te gjitha palet, keshtu:

  • Operatoret fokusohen ne ofrimin e sherbimeve te transportit nderkombetar te udhetareve sa me cilesore, pasi: shkurtojne kostot e blerjes se biletave tatimore me sasi te medha, per ti shperndare me pas tek agjensite partnere me te cilat punojne shkurtojne kostot per udhetimet neper Shqiperi per te takuar agjensite partnere aktuale dhe per te gjetur bashkepunetore te rinj potencial rrisin numrin e agjensive shitese pa asnje kosto shtese, duke u bere te dukshem edhe ne zona e qytete ne te cilat ishte e veshtire apo e pamundur per te pasur bashkepunetore deri ne keto momente duke shkurtuar kostot e levizjes por dhe te biletave tatimore me sasi te medha, rritet likuiditeti i operatoreve dhe reduktohen rreziqet e shumta qe paraqiteshin nga keto dy faktore nga shperndarja globale qe sistemi ka, rritet numri i bashkepunetoreve per agjensite shitese dhe, automatikisht, edhe efektiviteti i aktivitetit te tyre. Duke qene se kontaktet me agjensite shitese i mbajme ne, operatori redukton ne maksimum riskun e mbledhjes se fondeve nga keto agjensi, pasi gjithe pergjegjesite financiare i mbajme ne per operatoret e kontraktuar pagesat ndaj operatorit i kryejme ne, te autobus.al, ne menyre periodike dhe bazuar ne faturat tatimore.
  • Agjensite Turistike dhe Shitesit: kane te mbledhura ne nje panel te vetem dhe unik te gjithe operatoret me itineraret dhe cmimet respektive mund te kerkojne per nje udhetim te caktuar ne kohe reale tek te gjithe operatoret ne sistem, dhe sistemi i radhit te gjitha opsionet e mundshme nga ku agjenti do te mund te zgjedhe variantin e preferuar bileta mund te rezervohet - dhe rezervimi qendron aktiv per nje periudhe te caktuar -, ose mund te blihet, duke e perfunduar tranzaksionin dhe siguruar bileten e udhetimit tranzaksionet kryhen mbi bazen e depozitave paraprake te kryera ne banke nga agjensite shitese ne emer te kompanise agjensite turistike perfitojne komision te deklaruar per cdo bilete, komision ky i cili zbritet nga vlera e biletes ne momentin e tranzaksionit, dhe ridepozitohet ne llogarine e agjentit.
  • Klientet Individe Udhetare kane mundesi te shohin ne kohe reale itinerare te ndryshme me cmimet perkatese kane mundesi te rezervojne per nje periudhe te shkurter kohore, bilete autobusi. Me pas, per te konfirmuar rezervimin, do ti duhet te kontaktojne me ne per menyren e pageses dhe konfirmimin e udhetimit kane mundesi te informohen online per stacionet e operatoreve, por dhe per adresat e tyre dhe te agjensive shitese.

Duke marre parasysh keto funksione te siperpermendura, por dhe shume te tjera, lehtesojme gjithe mardhenien mes Operatoreve, Agjensive Turistike dhe Shitesve duke garantuar te gjithe pjesemarresit per aktivitetin e tyre dhe duke rritur efektivitetin e tyre.   Nese jeni kompani e cila funksionon te ofrimin e sherbimit te transportit nderkombetar te udhetareve ( OPERATOR ), dhe kryeni aktivitetin tuaj akoma ne menyren e vjeter dhe me plot shpenzime, pra, nuk jeni ende pjese e kesaj platforme, na kontaktoni per te caktuar nje takim ku do mund te bisedojme per menyrat e bashkepunimit mes nesh.   Nese jeni Agjensi Turistike dhe mes sherbimeve qe ju ofroni per klientet tuaj keni dhe Bileta Autobus, por nuk jeni ende pjese e platformes tone, mund te regjistroheni ne sistemin tone dhe te beheni pjese e kesaj platforme..

Our Partners

Albani Tours Skenderbeu shpk ARDITI TOURS autrobus.al shpk Artani Travel Ido Tours doel Pistoia Viaggi Kabashi Tours Kei Reisen Arbeni Tours M&B Travel Meti Comerc

Hotel Booking

Booking.com

Get the latest news from OBT

Subscribe to our newsletter for travel tips and tools to help you travel smarter and cheaper from and to Albania