Kushtet e Perdorimit

Kushtet e Përdorimit

Magus Group Albania shpk, nëpërmjet website të tij www.autobus.al u mundëson vizitorëve/përdoruesve/klientëve/partnerëve/bashkëpunvtorëve të jenë të informuar në lidhje me Sistemin Global të Rezervimit të Biletave Ndërkombëtare të Autobusit, si dhe në lidhje me produktet dhe/apo shërbimet e saj.

Përdorimi i kësaj faqeje interneti (website www.autobus.al) nënkupton pranim të plotë dhe pa rezerva të Kushteve të Perdorimit, të cilat janë aplikuar në gjithë përmbajtjen e saj. Në rast se vizitori apo përdoruesi i website nuk është dakord me ndonjë pjesë të këtyre kushteve, duhet të dalë nga kjo faqe interneti dhe të mos bëjë asnjë përdorim te mëtejshëm të saj.

Duke vizituar ose duke përdorur website www.autobus.al, vizitorët dhe/apo përdoruesit e pranojnë pa kushte atë qe kanë lexuar dhe kuptuar (ne lidhje me Kushtet e Përdorimit) dhe bien dakord sipas detyrimeve të specifikuara. Magus Group Albania shpk, në pronësi të së cilës është ky website, mund të modifikojë në mënyrë të njëanshme kushtet e pranishme në çdo kohë, pa paralajmërim, duke njoftuar çdo modifikim të tillë nëpërmjet website www.autobus.al. Përdorimi i kvtij website pas njoftimit te modifikimit, do të konsiderohet si pranim i këtij modifikimi.

 

I.Copyright / Të drejtat intelektuale dhe industriale te Pronës

Gjithë përmbajtja e kësaj faqeje interneti, duke përfshirë, indikativet/treguesit por pa u kufizuar, markat tregtare, titujt dalluese, tekste, lajme, fotografi, imazhe, shërbimet që ofrohen, janë në pronësi të Magus Group Albania shpk (përveç rasteve ku është shënuar ndryshe), dhe është e rregulluar nga dispozitat përkatëse të legjislacionit Shqiptar dhe ndërkombëtar në fuqi (sipas Ligjit Nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, amenduar me Ligj Nr. 10/2013 "; Ligj Nr. 55/2014 dhe Ligjit Nr. 9380, datë 28.4.2005 “Për Të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me të, ndryshuar me Ligj Nr.9934, datë 26.6.2008, Ligjin Nr. 10 137, datë 11.5.2009 , , Ligj Nr. 78/2013), kryesisht në lidhje me pronësinë intelektuale dhe industriale, me përjashtim të të drejtave të mbrojtura të palëve të treta.

Rrjedhimisht, nuk është e lejuar në asnjë mënyrë, modifikimi publikimi, transmetimi, transferimi, riprodhimi, shpërndarja, prezantimi, ose çdo përdorim të përmbajtjes-në tërësi ose në pjese të faqes së internetit ose me çdo mjet për qëllime tregtare apo të tjera, pa aprovimin dhe parapëlqimin me shkrim nga Magus Group Albania shpk. Përjashtimisht, kopjimi kufizuar ose i izoluar, shtypje ose ruajtja e pjesëve të përmbajtjes sipërpërmendur është i lejuar për përdorim personal të vizitorit, me kusht që ajo (permbajtia) të jete e shoqëruar me një njohje të qartë dhe të dallueshme të burimit të origjinës dhe me vertetimin se ajo (përmbajtia) nuk do të përdoret për qëllime komerciale apo të tjera.

 

II.Sjellja e përdoruesit

Website www.autobus.al do të përdoret për qëllime të ligjshme vetëm dhe në një mënyrë që mos te kufizojë ose pengojë përdorimin e saj nga ndonjë palë e tretë. Vizitorët dhe/ose përdoruesit e website duhet të jenë në përputhje me rregullat dhe dispozitat e legjislacionit Shqiptar, Evropian dhe Ndërkombëtar dhe me legjislacionin që rregullon telekomunikacionet dhe të përmbahen nga çdo sjellje e paligjshme dhe abuzive/papërshtatshme që mund të ketë pasoja negative për vizitorët apo përdoruesit e tjerë dhe të shkaktojë dëmtime apo prishje të website dhe te shtrihet/afektoje Magus Group Albania shpk nëpërmjet autobus.al (sipas Ligjit Nr. 9880, datë 25.2.2008 “Për Nënshkrimin Elektronik” ndryshuar sipas Aktit Normativ Nr. 8, datë 30.9.2009; Ligjit Nr. 10 273, datë 29.4.2010 “Për Dokumentin Elektronik”, dhe Ligjit Nr. 9918, Datë 19.5.2008, "Për Komunikimet Elektronike Në Republikën E Shqipërisë" ndryshuar sipas Ligjit Nr. 102/2012, date 24.10.2012).

Në rast se Magus Group Albania shpk e gjen veten të përfshirë në ndonjë çështje gjyqësore, ose i kërkohet të paguajë ndonjë lloj kompensimi si pasojë e një shkeljeje nga ana e vizitorëve/përdoruesve të website, qofshin këta vizitorë të thjeshtë, klientë, partnerë apo bashkëpunëtorë, vizitori/përdorues do të kompensojnë Magus Group Albania shpk në përputhje me rrethanat respektive.

 

III.Lidhje me Faqet e Internetit te Palës së Tretë

Website www.autobus.al u mundëson përdoruesve të saj, të barten/transferohen nëpërmjet lidhjeve të veçanta (link, banner, etj) në faqet e internetit të palës së tretë. Përmbajtja e ketyre faqeve te lidhura, është përgjegjësi vetëm e palëve përkatëse të treta që ofrojnë ato. Magus Group Albania shpk nëpërmjet www.autobus.al nuk garanton disponueshmërinë e faqeve të tilla të internetit dhe në asnjë rast, nuk do të jetë përgjegjëse për përmbajtjen, korrektësine, ligjshmërinë, plotësinë, aktualitetin, dhe saktësinë e informacionit ose cilësinë dhe tiparet e produkteve ose shërbimeve të ofruara për publikun nëpërmjet faqeve të internetit (të palëve të treta) të sipërpërmendura.

 

IV.Kufizimi i Përgjegjësisë

Magus Group Albania shpk nëpërmjet autobus.al bën çdo përpjekje të mundshme për të siguruar që të gjitha informacionet e ofruara nga website I Sistemit Global të Rezervimit të Biletave Ndërkombëtare të Autobusit www.autobus.al të jenë të plota, të sakta, up-to-date/të rifreskuara dhe të qartë, por kjo nuk garanton se të gjitha këto kritere do të plotësohen bashkarisht. Rrjedhimisht, Magus Group Albania shpk, nën asnjë rrethanë, edhe në rast të neglizhencës, nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë  gabim ose mangësi, lëshimet në lidhje me dhënien e informacionit, çdo vonese, ndërprerje ose paaftësi në transmetimin e informacionit apo çfarëdo dëmi të shkaktuar vizitorëve/përdorues për shkak të përdorimit të informacionit të tillë.

Përmbajtja e faqes së internetit aktualizohet në mënyrë automatike, në varësi të informacioneve të vendosura nga partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë (të quajtur operatorë) dhe në varësi të veprimtarive të të gjithë aktorëve pjesëmarrës në system: ofruesit (operatorët) dhe kërkuesit (agjencitë shitëse).

Magus Group Albania shpk nuk mban asnjë përgjegjësi për korrektësinë e informacioneve të vendosura nga palët pjesëmarrëse në sistem, edhe se përpiqemi në çdo moment që të kemi informacione sa më të sakta dhe të aktualizuara në kohë reale.

 

V.Siguria e Faqes se Internetit / Website

Aksesi në faqen e internetit mundesohet me nismën e vizitorëve/përdoruesve dhe jo me iniciativën e Magus Group Albania shpk.

Vizitori/përdorues i faqes së internetit është vetë përgjegjës për marrjen dhe ruajtjen e pajisjeve të nevojshme (p.sh. kompjuter personal), software, pajisjet e telekomunikacionit dhe çdo shërbim tjetër të nevojshme për akses në këtë faqe interneti. Përdoruesit janë gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen e sistemit të tyre kundër viruseve dhe programe të tjera me qëllim të keq.

Magus Group Albania shpk ka bërë çdo përpjekje të mundshme për të siguruar që të gjitha masat e sigurisë të jenë marrë për të mbrojtur faqen e internetit/website kundër viruseve, dhe programe të tjera me qëllim të keq, dhe përdor sistemet e sigurisë për të kontrolluar aksesin në faqet e saj të internetit, në mënyrë për të parandaluar sulme dhe çdo veprim tjetër të paautorizuar; por ajo nuk garanton se përmbajtja  e internetit do të jetë e lirë nga viruset, gabimet dhe komponentë të tjerë të dëmshëm dhe për rrjedhojë në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar software-eve, pajisjeve dosjeve, te përdoruesve te lartpërmendur, si dhe për çdo dëm të shkaktuar përdoruesit, për ndonjë nga shkaqet e mësipërme.

Website www.autobus.al dhe sistemi informatik në të cilin bazohet, është i mbrojtur nga viruset me pajisje teknologjike performante, mbrohet nga antiviruse, firewall në disa baza, si dhe kontrollohet manualisht në periudha të caktuara.

 

VI.Të dhënat Personale

Menaxhimi dhe mbrojtja e të dhënave personale të vizitorëve/përdoruesve të faqes sonë të internetit bëhet duke u bazuar në kushtet e pranishme të përdorimit, dispozitat e ligjit Shqiptar (Të dhënat personale do përpunohen ne përputhje te plote me përcaktimet e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 dhe Ligj Nr.120/14, datë 18/09/2014 Aktet Rregullatore të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Vendim Nr. 2, date 20.03.2010 “Për përcaktimin e procedurave të administrimit të regjistrimit të të dhënave, hedhjes së të dhënave, të përpunimit dhe nxjerres së tyre”, amenduar me Vendim Nr. 5, Datë 27.12.2012;, si dhe të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi që trajton mbrojtjen e të dhënave personale) dhe vendimet, direktivat dhe rregulloret e Autoriteteve Shqiptare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (www.kmdp.al).

Pa paragjykuar dispozitat e paragrafit të mëposhtëm, të dhënat personale nuk do t'i komunikohen një pale të tretë, jo pjesëmarrëse në aktivitetin në të cilin operon www.autobus.al,  përveç kur ligji i zbatueshëm kërkon zbulimin e të dhënave të tilla për autoritetet kompetente dhe vetëm për ta.

Të dhënat e sipërpërmendura mund të ruhen dhe përpunohen nga Magus Group Albania shpk (nëpërmjet autobus.al) për efekt të proçesit të lëshimit të Biletave të Autobusit, për komunikim dhe për qëllime statistikore, si dhe për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen. Duke përdorur këtë faqe interneti, vizitorët/përdoruesit japin pëlqimin e tyre për përdorimin e këtyre të dhënave nga Magus Group Albania shpk, Operatorët pjesëmarrës në Sistem, Agjencitë Shitëse dhe /ose kompanitë e tjera të lidhura me sistemin www.autobus.al dhe Magus Group Albania shpk.

Kjo faqe e internetit përmban lidhje të veçanta (links, hyperlinks, bannera, etj) drejt faqeve të tjera interneti të operuar nga palët e treta. Vizitori i këtij website/kësaj faqe interneti, nëse do të zgjedhi për të ndjekur lidhjet në faqet e internetit të palës së tretë, në asnjë rast Magus Group Albania shpk nuk do të jetë përgjegjëse për kushtet në lidhje me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të aplikueshme për faqet e lidhura.

Për më tepër, vizitorët/përdoruesit e faqes sonë të internetit kanë të drejtë për të hyrë në të dhënat që lidhen me ta dhe të kundërshtojnë për përpunimin e të dhënave të tilla si dhe të modifikojnë apo fshijnë këto të dhëna.

 

VII.Politika/Procedurat/Parimet Cookies

Një "cookie" është një tekst i vogël elektronik i cili është dërguar dhe ruajtur në kompjuterin tuaj ose ndonjë pajisje të tjetër që ju mund të përdorni për të hyrë në internet, çdo herë që ju vizitoni një faqe interneti, pa mbledhur asnjë informacion në lidhje me dokumentet apo dosjet në pajisjen tuaj.

Në faqen tonë të internetit www.autobus.al ne përdorim "cookies" për shumë arsye të ndryshme, me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt dhe më efikas për vizitorët/përdoruesit tanë. Ne përdorim kryesisht "cookies", të cilat janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve të ofruara nëpërmjet faqes sonë të internetit (p.sh. rezervime online, hyrje ne llogari, etj), si dhe "Cookies" përdoren për qëllime statistikore dhe çështjet që lidhen me funksionimin e faqes sonë të internetit (p.sh. statistika rreth vizitorëve, etj).

Përdoruesit e faqes së internetit zakonisht janë të vendosur para detyrimit për të pranuar "cookies". Rrjedhimisht, në qoftë se ju dëshironi të ndryshojë mënyrën se si funksionon shfletuesi/operatori navigues/lundruesi/browseri juaj, qoftë për të njoftuar ju në lidhje me përdorimin e "cookies", ose për të bllokuar "cookies", ju duhet të ndryshoni parametrat e shfletuesit/operatori navigues/lundrues/browserit tuaj.

Duhet të theksohet se mos pranimi i "cookies" mund të kufizojë ofrimin e shërbimeve të caktuara (p.sh. rezervimet online) dhe informacioneve të ndryshme nga Sistemi autobus.al.

 

VIII. Politikat e Rezervimit, Pagesës, Ndryshimit dhe Anulimit të Biletave Ndërkombëtare të Autobusit

  • Kur paguhet online, bileta anulohet dhe rimbursohet totalisht dhe falas vetëm deri në 60minuta pas kryerjes së tranzaksionit, nësë udhëtimi nuk është më afër se 48 orë nga kryerja e tranzaksionit.
  • Nëse kërkesa për anulim është pas 60 minutash nga kryerja e tranzaksionit, ose udhëtimi është më afër se 48 orë nga kryerja e tranzaksionit, atëherë hyjnë në fuqi këto politika:
    • Nëse udhëtimi është pas 48orësh ose më pak, nuk bëhet rimbursim për anulim bilete.
    • Nëse udhëtimi është pas më shumë se 48 oresh, deri në 5 ditë, rimbursohet me 50% ose mund të kerkoje ndryshim date udhëtimi pa pagesë.
    • Nëse udhëtimi është pas më shumë se 5 ditësh, rimbursohet në vlerë të plote - (minus) komisionet bankare. Ose mund të kërkojë ndryshim date pa pagesë.
    • Nëse për ndonjë arsye që qëndron pas kontrollit tonë (si për shembull, por pa u kufizuar në: shkelje e licencës së kompanisë së autobusit, anulim i rrugës/linjës së kompanisë së autobusit, ndalim i kompanisë së autobusit, probleme me licencën/autorizimet të kompanisë së autobusit, etj), bileta e autobusit duhet të anulohet ose ndryshohet dhe ne do informojmë klientët tanë menjëherë duke u dhënë atyre mundësitë që kanë. Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për asnjë kompensim ose kërkesë nga klienti - edhe se do të bëjmë çmos për t'i shërbyer dhe për t'i ndihmuar sa më mirë.
  • Bileta mund të ndryshohet vetem nëse data e udhëtimit ështe më pak se 2ditë (48orë) nga dita kur kërkohet ndryshimi. Nëse kërkohet ndryshim date udhëtimi kur udhëtimi është pas më pak se 48 orësh, ndryshimi bëhet me pagesë prej 20% të vlerës së biletës + komisionet bankare nëse pagesa bëhet nëprmjet sistemeve të pagesave online.

 

IX. Të Ndryshme

Për çdo keqkuptim, problematikë apo shkelje të këtyre kushteve, zgjidhja do të tentohet me marrëveshje të drejtpërdrejtë. Në rast se ky aksion nuk do të ketë sukses, palët mund dhe duhet ti drejtohet gjykatave të Republikës së Shqipërisë.

Azhornimi fundit: 03.01.2020

Operatoret Aktiv ne Sistem

Albani Tours Skenderbeu shpk ARDITI TOURS autrobus.al shpk Artani Travel Ido Tours doel Pistoia Viaggi Kabashi Tours Kei Reisen Arbeni Tours M&B Travel Meti Comerc

Rezervo Hotel Tani

Booking.com

Te Rejat e Fundit nga Sistemi

Abonohuni ne sistemin tone te njoftimeve qe te informoheni ne kohe reale per gjithe te rejat tona.