Passengers rights and Obligations

Të drejtat dhe Detyrimet e Pasagjerëve për Transportin Ndërkombëtar të Udhëtarëve me Autobus

Në këtë faqe mund të gjeni gjithçka rreth të drejtave tuaja ligjore si pasagjer në transportin ndërkombëtar të udhëtareve me autobus. Përparesia jonë kryesore është udhëtari dhe klienti ndaj mos hezitoni të na kontaktoni në rast se keni vërejtje gjatë udhëtimit apo për çdo sygjerim. Jemi gjithnjë të interesuar për të gjetur zgjidhjen ideale për problemet e pasagjerëve tanë dhe për të kënaqur klientët tanë mbi dhe përtej të drejtave të pasagjerit.

Mund të kontaktosh përmes formularit të kontaktit.

Të Drejtat e Pasagjerit/Konsumatorit sipas Rregullores së Bashkimit Europian Nr. 181/2011 dhe Ligjit Nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për Mbrojtjen E Konsumatorëve” në Republiken e Shqipërisë.


Përkufizime:

  • Termi “Pasagjer” nënkupton çdo përson i transportuar në përputhje me biletën e udhëtimit të lëshuar nga transportuesi, sistemi autobus.al dhe/ose agjencitë e autorizuara.
  • Termi "transportues" ose “Opërator” nënkupton kompaninë e cila është e regjistruar në institucionet përkatëse dhe është e liçensuar për të kryer transportin ndërkombetar rrugor të udhëtarëve.
  • "Subjekti" i kontratës është ofrimi i transportit ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve. Transportuesi merr përsipër të transportojë udhëtarin dhe bagazhin/bagazhet e tij sipas kushteve të mëposhtme, të cilat përpara blerjes dhe/ose rezervimit të biletave të pasagjerëve, vetë Pasagjeri është i detyruar të shqyrtojë dhe ti respektojë në mënyrë të plotë.
  • Shërbimi i transportit ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve i referohet udhëtimit të përcaktuar në biletën e udhëtimit të pasagjerit.
  • Nuk janë pjesë e kontratës, të gjitha shërbimet ndihmëse të ofruara nga transportuesi, agjencia, opëratori apo sistemi autobus.al.
  • Një “përson me aftësi të kufizuara” ose” përson me aftësi të kufizuara në lëvizje” është çdo përson të cilit i reduktohen aftësitë për të lëvizur kur përdor mjetet e transportit, për shkak të aftësive të kufizuara fizike (shqisore apo të lëvizjes), dëmtimeve ose aftësive të kufizuara intelektuale ose për çdo shkak tjetër aftësie të kufizuar ose moshës e përhershme ose e përkohëshme, gjëndja e të cilit ka nevojë për vëmendjen e duhur dhe përshtatjen me nevojat e tij të veçanta të shërbimit që i vihet në dispozicion të gjithë pasagjerëve.

PIKA 1: VLEFSHMËRIA
Bileta është personale, nuk është e transferueshme dhe është e vlefshme vetëm për transportin e specifikuar mbi të. Udhëtari duhet të ruajë me kujdes biletën/kontratën për të justifikuar të drejtën e tij për të udhëtuar dhe për t’ja treguar atë çdo nëpunësi të kompanisë që e kërkon. Pasagjeri i pajisur me biletë duhet të paraqitet në stacion të paktën 30 minuta përpara orës së nisjes së specifikuar në biletë.

PIKA 2: CMIMI
Cmimi i afishuar në biletë ështe cmimi zyrtar i biletës i vendosur nga transportuesi, në datën dhe oren e prerejes se saj. Cmimet mund të jene të ndryshueshme në varesi të politikave të brendshme të kompanise transportuese, si dhe në varesi të promocioneve të saj, të agjencise rishitese apo të sistemit autobus.al. Cmimi përfshin transportin e pasagjerit sipas kategorisë (i rritur, femije, bebe; vajtje ose vajtje-ardhje) dhe të nje numri e peshe të paracaktuar bagazhesh. Transportuesi mund të tarifoje cdo bagazh ekstra në numer, peshe apo volum.

PIKA 3: IMBARKIMI:

  • Pasagjeri është i detyruar të jetë në stacion/terminal të pakten 30 minuta përpara orarit të nisjes së autobusit të shënuar në biletë.
  • Pasagjeri duhet të kete të printuar biletën elektronike të leshuar nga sistemi qe ti lejohet imbarkimi. Mungesa e biletës se printuar mund të coje në mohimin e imbarkimit. në keto raste, transportuesi, agjencia dhe sistemi autobus.al nuk mban përgjegjesi dhe nuk do të mund të beje kthimin e vleres se biletës.
  • Nese pasagjeri nuk është në kohen e caktuar në stacion/terminal për nisje, nuk ka të drejte të kerkoje kthimin e vleres se biletës.
  • Pasagjeri duhet të sigurohet përsonalisht për lejueshmerine e kalimit të kufirit pasi transportuesi nuk do të mbaje asnje përgjegjesi nese pasagjeri e ka të ndaluar të kaloje kufirin.
  • Pasagjeri duhet të sigurohet qe posedon të gjitha dokumentat e nevojshme për udhëtim dhe kalim kufiri si përshembull, por pa u limituar vetem ne: pasaporte të vlefshme, biletë udhëtimi (vajte ose vajtje-ardhje, sipas rastit); rezervim hoteli, siguracion shendeti në udhëtim, fonde të mjaftueshme financiare ose ftese nga përsoni/përsonat qe e presin në destinacion. Mungesa e dokumentave të nevojshme për udhëtim mund të coje në ndalimin e kalimit të kufirit dhe transportuesi, agjencia apo sistemi autobus.al nuk mban asnje përgjegjesi për kete.

PIKA 4: ANULIMI, NDRYSHIMI DHE RIMBURSIMI:

  • Anulimi dhe ndryshimi i biletës se udhëtimit mund të bëhet maksimumi deri në 72 orë përpara nisjes.
  • Ne rastet e anulimit bëhet rimbursimi i vleres se biletës përvec komisionit të mbajtur nga sistemi bankar.
  • Nese anulimi bëhet me pak se 72 ore përpara nisjes, pasagjeri nuk ka të drejte të kerkoje ndryshim biletë apo rimbursimin e vleres se saj.
  • Ne rastet e ndryshimit të datës/ores se udhëtimit, do të propozohen udhëtime në të njejtat kushte (orar & transportues i njejte) nese ekzistojne, ose në kushte të tjera të cilat mund të kerkojne kosto ekstra nga ana e pasagjerit.
  • Ne rastet kur pasagjeri ndalohet të kaloje kufirin nga ana e autoriteteve kufitare, do të jete i detyruar të zbrese në autobusi në piken kufitare respektive bashke me bagazhet e tij. në ketor aste, pasagjeri nuk përfiton rimbursim të biletës.

PIKA 5: PËRSHPEJTIM / VONESË NË ORARIN E NISJES APO MBËRRITJES -ANULIM NISJE
Pasagjeri është i detyruar të informohet përpara nisjes nese ka ndryshime në udhëtimin e tij si ndryshim orari nisjeje, ndryshim orari parashikuar për mberritje, ndryshim itinerari apo anulim udhëtimi. Transportuesi/Opëratori për rastet e parashikuara nga Kodi i udhëtimit dhe për rastet e nevojës objektive dhe/ose aktet e forcave shtrënguese-madhore, ka të drejten për të anuluar nisjen e parashikuar, të shtoje ose të heqë ndalesa të ndërmjetme; apo për të përshpejtuar ose për të shtyrë datën dhe/apo oren e nisjes. në rastet e anulimit, pasagjerit do ti ofrohen alternativa të ndryshme udhëtimi sa me të përshtatshme për te, në limitet e mundesive të transportuesit.

PIKA 6: LËNDË EKSPLOZIVE, TË NDEZSHME DHE MATERIALE TË RREZIKSHME
Është rreptësisht e ndaluar për pasagjerin përfshirja në bagazhin, apo në sendet e e tij, të mbeturinave industriale ose lëndëve shpërthyese dhe/ose të ndezshme, ose ndryshe të rrezikshme për sigurinë e autobusit ose për sigurinë e pasagjerëve të tjerë dhe të stafit.

PIKA 7: BAGAZHET
Bagazhi që nuk do të transportohet duhet të përmbajë vetëm efektet personale të udhëtarit. Të gjitha sendet me vlerë si bizhuteri, para cash, çeqe të transferueshme, etj duhet të mbahen nga vete pasagjeri për arsye sigurie dhe kontrolli nga organet kompetente. Në rastet kur vihet re se në bagazh mbahen objekte të ndaluara ose me vlere, transportuesi do të veproje sipas ligjeve në fuqi duke denoncuar rastin në organet kompetente (nese e konsideron të nevojshme) ose duke informuar pasagjerin. Siguria e bagazheve është detyre vetem e pasagjerit posedues të tyre dhe transportuesi, agjencia apo sistemi autobus.al nuk mban asnje përgjegjesi për humbjen apo demtimin e tyre.

PIKA 8: RREGULLAT QE DUHEN RESPEKTUAR NGA PASAGJERET:

  • Ne të gjithe autobusat tane qe opërojne në të gjitha linjat qe në ofrojme është i ndaluar rreptesisht pirja e duhanit, konsumi i substancave narkotike, konsumi i pijeve alkoolike, konsumi i ushqimeve të gatuara.
  • Ngacmime, bullizmi, abuzimi i pasagjereve të tjere, shqetesimi, muzika e larte nga dispozitive portabel të pasagjereve, është rreptesisht i ndaluar në të gjitha udhëtimet qe në ofrojme.
  • Pasagjeri është përgjegjes për të gjitha demet e shkaktuara prej tij ose nga përsona nen kujdestarine e tij kundrejt autobusit; objekteve, aksesoreve dhe pajisjeve të tij dhe të pasagjereve të tjere; kundrejt punonjesve dhe varteseve të transportuesit.
  • Në rast se udhëtari në bordin e autobusit mund të rrezikojë sigurinë e udhëtimit, nesë shqetëson pasagjerët e tjere dhe punonjesit, ose vepron në mënyrë të çrregullt, pengon punonjesit në kryerjen e detyrave të tyre, nuk i respekton rregullat e udhëtimit dhe/apo udhëzimet e stafit, dhe nuk respekton rregullat për sjelljen e duhur; ai do të mund të jetë subjekt i marrjes së masave të nevojshme për të parandaluar ose kufizuar sjellje të tilla, duke përfshirë ketu edhe zbarkimin/zbritjen ose refuzimin për të vazhduar transportin; si dhe do mund të denoncohet pranë autoriteteve policore të zones ku ndodhet.
  • Transportuesi rezervon të drejten qe të mos hipe në autobus pasagjere qe në raste të meparshme udhëtimi kane kryer veprime në kundershtim apo në shkelje me dispozitat e sipërpërmendura; qofte keto abuzime/shkelje në linjat e transportuesit respektiv apo dhe në rastin e linjave të transportuesve të tjere.
  • Pasagjeret jo-madhor jane të detyruar të shoqerohen nga të pakten nje i rritur gjate gjithe udhëtimit të tij. në raste mungese të nje përsoni madhor, transportuesi do të refuzoje hipjen në autobus të pasagjerit respektiv dhe nuk do të ofroje rimbursim për biletën e tij/saj.
  • Pasagjeret jo-madhor të cilët shoqerohen nga vetem nje prind ose nga nje përson tjeter madhor, përsoni shoqerues duhet të jete i pajisur me prokure nga prindi qe mungon ose nga të dy prinderit. Prokura duhet të jete të pakten në Shqip dhe në Anglisht. Mungesa e nje prokure mund të coje në ndalimin e kalimit të kufirit të përsonit jo-madhor nga ana e autoritetev kufitare. në keto raste, pasagjeri nuk përfiton rimbursim të biletës.

PIKA 9: E DREJTA PËR KUSHTE JO DISKRIMINUESE TË KONTRATËS SË TRANSPORTIT
Kur blen bileta për shërbimet e transportit të pasagjerëve me autobus, askush nuk duhet të diskriminohet drejtpërdrejtë ose tërthorazi për shkak të kombësisë apo vendit të themelimit të kompanisë së transportit, të shitësve të biletave, apo pasagjerit.
Në transportet e udhëtimeve ndërkombëtare me autobus, transportuesi/agjencia/sistemi autobus.al lëshon një biletë për pasagjerin (edhe në formë elektronike).

PIKA 10: E DREJTA PËR INFORMIM
Të gjithë pasagjerët në itinerarin e autobusit kanë të drejtë të informohen sa duhet gjatë të gjithë udhëtimit. Kjo përfshin të drejtën e informimit për të drejtat e pasagjerit dhe informimin mbi të dhënat e kontaktit të organeve shtetërore zbatuese.

  • përsonave me aftësi të kufizuar dhe me lëvizshmëri të kufizuar do t'u jepet i gjithë informacioni i përgjithshëm përkatës dhe kushtet e transportimit, në mënyrë të kuptueshme, si p.sh. me shkronja të mëdha, gjuhë të thjeshtë, gjuhë për të verbrit, si një regjistrues zëri).
  • Në rast anulimi ose shtyrjeje të një udhëtimi, transportuesi/agjencia ose stafi i autobus.al do të njoftojë pasagjerët që presin të nisen, sa më shpejt të jetë e mundur, por gjithsesi, të paktën 30 minuta pas orarit të nisjes së programuar, për situatën e krijuar dhe do t'u japë orarin e parashikuar të nisjes sapo ky informacion të bëhet i disponueshëm.

PIKA 11: E DREJTA PËR TË VAZHDUAR UDHËTIMIN, OSE UDHËTIM ME RIPËRCAKTIM TË ITINERARIT DHE PËR RIMBURSIM TË BILETËS PËR ANULIM OSE VONESË TË GJATË
Në rast të rezervimit mbi kapacitetin e lejuar ose nëse transportuesi duhet të supozojë në mënyrë të arsyeshme që nisja e një shërbimi të rregullt * anulohet ose vonohet me më shumë se 180 minuta, atëherë pasagjerët kanë të drejtën e zgjedhjes për të vazhduar me itinerarin e ri deri në destinacionin e tyre final pa tarifë shtesë, sa më shpejtë të jetë e mundur dhe me kushte të ngjashme ose t'u rimbursohet çmimi i plotë i biletës dhe, kur është e përshtatshme, të përfitojnë sa më shpejtë të jetë e mundur një udhëtim falas kthimi në vendin e nisjes të përcaktuar në kontratën/biletën e transportit.
Kjo përzgjedhje është e disponueshme për pasagjerët, edhe kur shërbimi i rregullt anulohet ose nisja e një autobusi vonohet për më shumë se 180 minuta.
Nëse në situatën në fjalë, transportuesi nuk u ofron pasagjerëve zgjedhjen mes rimbursimit të çmimit të biletës dhe vazhdimit të udhëtimit me itinerar të ripërcaktuar, atëherë ata kanë të drejtën e ankeses pranë zyres ku kane blere biletën, pranë drejtuesve të opëratorit transportues ose pranë autobus.al.
Nese ka pretendime për kompensim pasagjeri ka të drejtë të ndjeke ceshtjen në gjykatat kombëtare, në përputhje me ligjin kombëtar, pretendime për shkak të pengesave që ata përjetuan si pasojë e anulimit ose vonesës së shërbimeve të rregullta.
Nëse autobusi del jashtë përdorimi gjatë udhëtimit, atëherë transportuesi do të dërgojë një autobus tjetër në vendin ku gjendet automjetin jashtë përdorimi për të dërguar pasagjerët ose në destinacionin e tyre ose në një pikë të përshtatshme pritjeje apo terminal, nga ku mund të vazhdojë udhëtimi i tyre.

PIKA 12: E DREJTA PËR ASISTENCË GJATË ANULIMIT OSE VONESËS NË NISJE
Në linjat ndërkombëtare me një kohëzgjatje prej më shumë se tre orësh, pasagjerët kanë të drejtën të marrin ndihmën e duhur, nëse udhëtimi anulohet ose nisja nga një terminal/stacion vonohet më shumë se 180 minuta. Kjo përfshin ushqime të lehta, vakte dhe pije freskuese si dhe akomodim nëse është e nevojshme. (Transportuesi mund të kufizojë koston totale të asistences për pasagjer sipas politikave të veta. Ai nuk është i detyruar të ofroje asistence nese anulimi ose vonesa shkaktohet nga kushtet e këqija të motit ose fatkeqësi të rënda natyrore.)

PIKA 13: TË DREJTAT E përSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR, ME LËVIZSHMËRI TË KUFIZUAR
Për përsonat me aftësi të kufizuar dhe përsonat me lëvizshmëri të kufizuar zbatohen të drejtat e përgjithshme të pasagjerit për udhëtimin me autobus.

PIKA 14: E DREJTA PËR TË BËRË ANKIM KUNDËR TRANSPORTUESIT OSE ORGANIT KOMBËTAR TË ZBATIMIT
Pasagjerët mund të paraqesin ankesa brenda tre muajve pas kryerjes ose planifikimit të një shërbimi transporti ndërkombëtar udhëtaresh me autobus. Transportuesi, Agjencia ose Sistemi autobus.al do të njoftojë pasagjerin brenda një muaji nga marrja e ankimit, nëse ankimi është i mbështetur, nëse ai është refuzuar apo vazhdon të jetë në procedim. Brenda tre muajve nga marrja e ankimit, ai duhet të dërgojë një përgjigje përfundimtare.
Këto përiudha të përmendura nuk zbatohen kur bie fjala për çështje që lidhen me kompensimin në rast vdekje ose lëndimi përsonal dhe humbjen apo dëmtimin e bagazheve për shkak të aksidenteve.

PIKA 15: TË DHENAT PERSONALE, SIGURIA, TRANZAKSIONET ONLINE, etj:

  • Sistemi autobus.al është i regjistruar në “Regjistrin Elektronik të Subjekteve Kontrolluese” pranë “Komisionerit për të Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhenave përsonale” dhe është Subjekt Kontrollues për përpunimin e të dhenave personale për qellimet e aktivitetit qe ushtron, bazuar në Ligjin nr. 9887, datë 10/03/2008, “Për mbrojtjen e të dhënave përsonale”, i ndryshuar.
  • Te gjitha të dhenat personale të pasagjereve mund të përdoren për përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm të udhëtimit, për qellime marketingu për nevojat e sistemit, për qellime statistikore. Keto informacione mund ti transmetohen edhe transportuesit por edhe institucioneve të tjera shqipetare dhe të huaja të lidhura në menyre të drejtpërdrejte me aktivitetin e transportit ndërkombëtar të udhëtareve.
  • Asnje e dhene personale e pasagjereve nuk do të ofrohet në shkembim apo të shitet për asnje arsye.
  • I gjithe aktiviteti i Sistemit autobus.al si dhe i kompanise Magus Group Albania shpk kryhet konform legjislacionit në fuqi të Republikes se Shqipërise, vecanerisht duke u bazuar në Ligjin nr. 10108, datë 11.05.2009 "Për tregtinë elektronike", i ndryshuar.
  • Te dhenat financiare të pasagjereve të cilët kane blere biletën nepërmjet sistemit autobus.al përpunohen nga Banka Kombetare Tregtare (BKT) ( Bulevardi "Zhan d'Ark", Tiranë, Shqipëri, +355 (0) 4 22 66 288) ose nga PayPal Pte. Ltd (2211 North First Street, San Jose, CA, 95131, SHBA – www.paypal.com )

Vizita e faqes www.autobus.al , kryerja e rezervimit apo blerjes së biletës nga kjo faqe nënkupton që klienti/pasagjeri është dakord me “Politikat e Privatesisë”, “Kushtet e përdorimit” dhe “Të Drejtat e Pasagjerit”. Cdo ankesë apo pretendim që bie ndesh me to nuk do të merret parasysh.

www.autobus.al eshte pjese e Magus Group Albania shpk, e regjistruar ne QKB me NIPT/NUIS: L92228018L me seli zyrtare ne Linze, Nd. 30, H. 31, AP. 52, Dajti, 1040, Tiranë, Shqipëri; me nr tel +355 45 30 13 88

Kjo faqe është azhornuar për herë të fundit më 17.01.2024

 

Our Partners

Albani Tours Skenderbeu shpk Arbeni Tours Auloni Tours Artani Travel Ido Tours doel Pistoia Viaggi Kabashi Tours Kei Reisen M&B Travel Meti Comerc Nela Travel & Tours

Hotel Booking

Booking.com

Get the latest news from OBT

Subscribe to our newsletter for travel tips and tools to help you travel smarter and cheaper from and to Albania