Rreth Nesh

Autobus.al eshte nje brand i Albmania Group i cili ofron sherbime te dedikuara per biletat e autobusit per linjat nderkombetare nga Shqiperi drejt shume destinacioneve si Greqia, Itali, Gjermania, Turqia, Maqedonia, Bullgaria, Kosova, etj, dhe anasjelltas. Kompania Albmania Group operon ne tregun Shqiptar prej 2011, mes te tjerave, ne fushen e Teknologjise se Informacionit dhe Turizmit. Duke kombinuar nje eksperience disa vjecare ne Shqiperi por dhe jashte saj ne fushat e siperpermendura, arritem te finalizojme nje pune disa mujore per ndertimin e ketij sistemi e platforme ne Qershor 2017. Sistemi i cili qendron ne baze te gjithe sherbimeve eshte ideuar dhe programuar per te sjelle bashke, ne te njejtin vend, operatoret e linjave nderkombetare, agjensite turistike dhe shitesit e tjere, me klientet e tyre, duke shmangur ne kete menyre burokracite dhe veprimtarine manuale e cila zhvillohej deri me sot. Ne kete menyre, gjithesecili nga pjesemarresit ne kete aktivitet, fokusohet ne veprimtarine e tij, pa u komplikuar ne veprime te tjera shtese dhe humbese energjish. Perfitimet jane te shumta per te gjitha palet, keshtu:

  • Operatoret fokusohen ne ofrimin e sherbimeve te transportit nderkombetar te udhetareve sa me cilesore, pasi: shkurtojne kostot e blerjes se biletave tatimore me sasi te medha, per ti shperndare me pas tek agjensite partnere me te cilat punojne shkurtojne kostot per udhetimet neper Shqiperi per te takuar agjensite partnere aktuale dhe per te gjetur bashkepunetore te rinj potencial rrisin numrin e agjensive shitese pa asnje kosto shtese, duke u bere te dukshem edhe ne zona e qytete ne te cilat ishte e veshtire apo e pamundur per te pasur bashkepunetore deri ne keto momente duke shkurtuar kostot e levizjes por dhe te biletave tatimore me sasi te medha, rritet likuiditeti i operatoreve dhe reduktohen rreziqet e shumta qe paraqiteshin nga keto dy faktore nga shperndarja globale qe sistemi ka, rritet numri i bashkepunetoreve per agjensite shitese dhe, automatikisht, edhe efektiviteti i aktivitetit te tyre. Duke qene se kontaktet me agjensite shitese i mbajme ne, operatori redukton ne maksimum riskun e mbledhjes se fondeve nga keto agjensi, pasi gjithe pergjegjesite financiare i mbajme ne per operatoret e kontraktuar pagesat ndaj operatorit i kryejme ne, te autobus.al, ne menyre periodike dhe bazuar ne faturat tatimore.
  • Agjensite Turistike dhe Shitesit: kane te mbledhura ne nje panel te vetem dhe unik te gjithe operatoret me itineraret dhe cmimet respektive mund te kerkojne per nje udhetim te caktuar ne kohe reale tek te gjithe operatoret ne sistem, dhe sistemi i radhit te gjitha opsionet e mundshme nga ku agjenti do te mund te zgjedhe variantin e preferuar bileta mund te rezervohet - dhe rezervimi qendron aktiv per nje periudhe te caktuar -, ose mund te blihet, duke e perfunduar tranzaksionin dhe siguruar bileten e udhetimit tranzaksionet kryhen mbi bazen e depozitave paraprake te kryera ne banke nga agjensite shitese ne emer te kompanise agjensite turistike perfitojne komision te deklaruar per cdo bilete, komision ky i cili zbritet nga vlera e biletes ne momentin e tranzaksionit, dhe ridepozitohet ne llogarine e agjentit.
  • Klientet Individe Udhetare kane mundesi te shohin ne kohe reale itinerare te ndryshme me cmimet perkatese kane mundesi te rezervojne per nje periudhe te shkurter kohore, bilete autobusi. Me pas, per te konfirmuar rezervimin, do ti duhet te kontaktojne me ne per menyren e pageses dhe konfirmimin e udhetimit kane mundesi te informohen online per stacionet e operatoreve, por dhe per adresat e tyre dhe te agjensive shitese.

Duke marre parasysh keto funksione te siperpermendura, por dhe shume te tjera, lehtesojme gjithe mardhenien mes Operatoreve, Agjensive Turistike dhe Shitesve duke garantuar te gjithe pjesemarresit per aktivitetin e tyre dhe duke rritur efektivitetin e tyre.   Nese jeni kompani e cila funksionon te ofrimin e sherbimit te transportit nderkombetar te udhetareve ( OPERATOR ), dhe kryeni aktivitetin tuaj akoma ne menyren e vjeter dhe me plot shpenzime, pra, nuk jeni ende pjese e kesaj platforme, na kontaktoni per te caktuar nje takim ku do mund te bisedojme per menyrat e bashkepunimit mes nesh.   Nese jeni Agjensi Turistike dhe mes sherbimeve qe ju ofroni per klientet tuaj keni dhe Bileta Autobus, por nuk jeni ende pjese e platformes tone, mund te regjistroheni ne sistemin tone dhe te beheni pjese e kesaj platforme..

Booking.com

Ne bashkepunojme me operatoret me te medhenj dhe te rendesishem te Shqiperise

Skenderbeu shpk Tirana Metropol

Te Rejat e Fundit nga Sistemi

Abonohuni ne sistemin tone te njoftimeve per tu informuar per te rejat dhe ofertat e fundit.